Hajnat në Serbi plaçkisin mërgimtarët shqiptarë

Shfaqen hajnat në rrugët e Serbisë, ku disa mërgimtarë shqiptarë në adresë të portalit Zemra.org kanë treguar tmerrin që ju ka ndodhur duke ardhur në shtëpi. “Sapo hyra në rrugën për Beograd mu shfaq një Mercedes benz me targa të Gjermanisë  më ndaloi, unë mendova se kërkonte ndihmë por ai shiste ar, kur unë i thash se skam nevojë ai tentoi të më kërcënohej” shprehet për Zemra.org mërgimtari.

hajnat

Ai gjithashtu thotë se në fillim janë shumë të sjellshëm dhe përshëndeten me Selam Alejkum, duke thënë se kanë mbetur në rrugë me familje, s’kanë para dhe shesin ndonjë zinxhir e në fakt mundohen që tët vjedhin para.

Ai lut mediumet që të shpërndajnë këtë apel duke mos ra në grackë asnjë mërgimtarë tjetër. “ju lutem bënja publike që mos të mashtrohen të tjerët” tha në fund mërgimtari për Zemra.org.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , ,

Comments are closed.