VIP

Hakohet llogaria e Dua Lipës dhe e disa artistëve të tjerë në Spotify

Disa prej këngëtarëve më të njohura në botë u janë dëmtuar faqet e Spotify nga një haker i cili postoi mesazhe në lidhje me Donald Trumpin dhe Taylor Swift.

Të mërkurën, artistët përfshirë Lana Del Rey dhe Dua Lipa iu zëvendësuan biografitë e tyre nga hakeri sulmues.

Hakeri e quajti veten Daniel, dhe zëvendësoi fotografitë e të famshëmve me një nga vetja, shkruan BBC.

Veprimi do të jetë një siklet për përpjekjet e sigurisë së platformës. Aplikacioni është më i popullarizuar në llojin e tij.

Hakeri gjithashtu u kërkoi njerëzve ta shtonin atë në Snapchat dhe shtoi fjalët “Trump 2020”.

“Më e mira nga të gjitha bërtisni mbretëreshës time Taylor Swift”, shkroi ai.

Në Twitter, përdoruesit postuan imazhe të faqeve të ndryshuara, të cilat prekën gjithashtu artistë si Future dhe Pop Smoke.

Spotify shpejt përmbysi ndryshimet dhe faqet e artistëve duket se janë kthyer në normalitet.

Nuk është e qartë se si ndodhën redaktimet në faqet e disa nga muzikantët më të mëdhenj në botë.

Spotify ka një produkt të veçantë në dispozicion për botuesit e muzikës dhe artistët e pavarur, të quajtur ‘Spotify for Artists’, që menaxhon faqet dhe biografitë e bendeve.Mjeti lejon përdoruesit e Spotify të “pretendojnë” një faqe bande ose të bashkohen me ekipin e artistit për ta menaxhuar atë. Por një faqe e pretenduar tashmë nuk mund të pretendohet përsëri.

Mund të bashkohen anëtarët e ekipit – të tillë si stafi në një studio regjistrimi që kanë hyrjen e duhur – ose përmes një procesi verifikimi.

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Spotify nuk ka thënë asgjë publike për sulmin ose mënyrën se si ka ndodhur, por është kontaktuar për koment.

Problemi vjen në një kohë të ngarkuar për Spotify, të cilët sapo kanë njoftuar statistikat vjetore dhe artistë më të dëgjuar të vitit dhe kur përdoruesit po eksplorojnë listat e tyre vjetore.

Dua Lipa – një nga artistët që ishte pre e këtij sulmi kibernetik, ka arritur që kënga e saj “Don’t start now” të renditet si kënga e pestë më e dëgjuar në të gjithë botën gjatë këtij viti në Spotify.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button