Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Huliganët plagosin me thikë një vajzë shqiptare

f.0304190825710_mHuliganët sërish kanë sulmuar një nxënëse të Shkollës së mesme “Dimitar Vllahov”. Kësaj radhe viktimë e tyre ka qenë nxënësja e vitit të dytë, Arlinda Bajrami.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka thënë se është goditur me thikë në fytyrë dhe trup duke i shkaktuar lëndime të rënda. Gjithçka thotë se kishte ndodhur pasi që i kishte mbaruar orari i mësimit, kur papritmas i janë shfaqur dy persona me maska.

Në rrëfimin e saj, ajo thotë se sulmuesit kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase.

“Zhurnal Plus” ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski , i cili e ka konfirmuar incidentit dhe se efektivët e policisë janë vënë në kërkim të sulmuesve. Incidenti vjen vetëm dy ditë pas protestave në Shkup, të cilat ishin në shenjë revolte për sulmet që u kryen ndaj shqiptarëve në orët e pasdites të së premtes.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close