KosovaLajme

I zgjatet paraburgimi Naser Kelmendit

Naser KelmendiGjykata Themelore në Prishtinë i ka zgjatur Naser Kelmendit paraburgimin në katër muaj.

Deri te zgjatja ka ardhur me kërkesë të prokurorit të EULEX-it, nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili ka nisur hetimin e rastit, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit evropian për sundimin e ligjit, Blerim Krasniqi.

Ai ka thënë se Kelmendi është nën hetime për një numër veprash penale që përfshijnë krimin e organizuar – për çfarë edhe është akuzuar në Bosnjë.

Krasniqi ka thënë se për ekstradimin e tij nuk vendos misioni i EULEX-it, por Ministria e Drejtësisë.

Naser Kelmendi është arrestuar muajin e kaluar në Kosovë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close