LajmeMaqedoniaPolitika

Italia mbështet sinqerisht Maqedoninë

Kryeministri i Italisë,  Silvio Berluskoni priti homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski në një takim zyrtar në Romë. Berluskoni ka garantuar Gruevskin se vendi i tij  mbështet Maqedoninë dhe dëshiron që gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së.

Berluskoni tha se Italia sinqerisht e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Maqedonia meriton raport pozitiv dhe rekomandim për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe meriton të bëhet anëtare e BE-së”, ka theksuar kryeministri i Italisë, Berluskoni në takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski e ka informuar kolegun e tij Italian edhe për mundësitë për biznes në Maqedoni, me çka ai pozitivisht i ka vlerësuar politikat e Qeverisë së Maqedonisë për lirim tatimor.

Gruevski tha se  Italia tradicionalisht e mbështet Ballkanin, siç e mbështet edhe Republikën e Maqedonisë. “Vlerësimi i Berluskonit është se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të gjenden në BE, që në atë mënyrë të sigurohet paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet në Ballkan”, ka thënë Gruevski.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button