Ja kush ishin luftëtarët e Adem Jasharit nga Maqedonia

106

Tashmë po kuptohet gjithnjë e më shumë se Adem Jashari ishte një hero i zhvilluar brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe jo si pjesë e grupeve të çakorduara ilegale.

Në mesin e këtij grupi që ishte stacionuar në Shqipëri dhe po kryente stërvitjet ishin edhe disa shqiptarë nga Maqedonia. Ndër emrat e dalluar është Orhan Ibrahimi, nënkryetari dhe deputeti aktual i PDSH-së, por edhe Halil Palloshi, anëtarë i BDI-së, transmeton Zemra.org.

adem-jashari

Saim Tahiraj, për Gazetën NewBorn tregon se si kanë filluar këto ushtrime të cilat janë organizuar në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Roli i tij ishte koordinimi në mes UÇK-së në Kosovë dhe shqiptarëve në Zvicër, dhe barte mbi vete përgatitjen e grupit të dytë.

Ai thekson se eprorët kryesor në Shqipëri kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri e disa të tjerë, ku përgatitjet që i kanë bërë gjatë atij muaji, kanë qenë nivel shumë i lart i ushtrimeve.

“Atë çka e kemi bërë në ushtrime në Shqipëri për një muaj mund të them se ka qenë një nivel shumë i lart i ushtrimeve. Eprorët kryesorë kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri, Agroni, Ylli dhe disa të tjerë. Ushtrimet janë ndarë në dy grupe ku ekspertët, ushtarët janë orientuar më shume në aspektin e luftës guerile, ushtrimet janë mbajtur nga qitja me revole e deri te ato me minahedhës, dhe sistemin kudër ajror që ishte në armatën e Shqipërisë. E rëndësishme ka qenë përgatitja fizike dhe psikike për luftë në atë kohë, dhe është arritur një rezultat shumë i mirë gjatë atyre stërvitjeve. Pra i tërë ky organizim ka qenë në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thekson ai.

Ai tregon se si kjo Ushtri i ka bërë kontaktet e para me Ibrahim Rugovën, Ramiz Alinë, nëpërmjet Fehmi Aganit, por edhe Sali Çekajt, i cili kishte takimi direkte me zyrën e LDK-së në Shtutgart.

Lista e 54 emrave nga grupi i dytë i gueriles shqiptare:

Adem Jashari
Ilaz Kadriu
Osman Ferizi
Avni Zymeri
Adem Maksuti
Shaqir Salia
Avni Rama
Sami Tahiraj
Shkelzen Gjonaj
Naim Gubetini
Xhavit Gubetini
Lutfi Jonuzi
Ramadan Begu
Ilmi Peci
Bekim Berisha Abeja
Bedri Shalën
Shahin Bejtollahu
Hasan Ferizi
Ejup Murseli
Isa Xhaferri
Naser Jakupi
Jakup Limani
Sait Jashari
Bujar Zeneli
Nazmi Bajrami
Beqir Saiti
Orhan Ibrahimi
Bujar Hazizi
Faton Gajtani
Shemsi Zeqiri
Samet Rrahmani
Adem Derguti
Muharrem Bobaj
Ferat Çerkezi
Ahmet Berisha
Murat Jashari
Ilmi Bajrami
Fatmir Staveleci
Nuri Bexheti
Shaip Azemi
Fikret Halili
Selman Rreci
Kenan Kelmendi
Qenan Aziri
Fadil Kadria
Isuf Ismaili
Ekrem Sheholli
Dritan Restelica
Fehmi Beqiri
Hamdi Jaha
Ymer Aliu
Mehmet Breznica
Jahi Zeqiri
Zenullah Voca
Halil Palloshi
Faris Xhemaili

Comments are closed.