Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Kasaphanë në plazhin e Vlorës, 3 të vdekur, 2 të plagosur

Policia_VloreMasakër në plazhin e Vlorës, 3 të vdekur dy të plagosur nga të shtëna kallashnikovi.

Një person ka hapur zjarr pasditen e sotme në ambientet e një resorti privat në zonën e Kalasë pranë plazhit të Radhimës në Vlorë duke shkaktuar tre viktima mes tyre një pushuese femër e cila ka mbetur e vdekur aksidentalisht.

Ndërkohë, nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë ndërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të identifikojë dy prej viktimave, të cilët janë Diana Ademi rreth 40-vjece, Sokol Isufi rreth 20-vjec dhe Serdi Bajlozi rreth 17-vjec.

Autori pas aktit kriminal është larguar me makinë, ndërkohë mbetet mister objektivi i tij dhe rrethanat e krimit. Forca të shuma policie ndodhen në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake mësohet viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë në këtë pik sezoni veror. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit.

DËSHMIA E PUSHUESIT

Një plazhit dëshmitar i masakrës, ka rrëfyer për gazetarin Enrik Mehmeti se autori, mendohet të jetë djalë 20-vjec, veshur me rroba, plazhi. Autori është parë të zbresë shkallët e resorit të njohur në Vlorë me kallashnikovin e fshehur nën bluzë dhe ka marrë ne shënjestër dy viktimat meshkuj.

Autori ka bërë goditjen e parë dhe duke qëlluar 2 viktima meshkujt dhe kur ka ulur armën plumbi ka prekur femrën. Pas krimit është larguar me vrap në daljen e resorit dhe ka qëlluar dhe një herë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Sipas dëshmitarit nuk ka pasur në konflikt gjatë ditës në këtë zonë.

IDENDIKITI

Nga rrëfimet dhe dëshmitë e mbledhura pushuesve të shumtë, mësohet se autori i krimit është një person rreth 20-vjec, esmer. Ai mbante të veshur rroba pazhi dhe një bluzë.

HETIMET

Policia pas krimit të rëndë ka shoqëruar 7 persona dëshmitarë të masakrës. Nga hetimet paraprake mësohet viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit, ndërkohë mbeten mister rrethanat e krimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button