Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Kavajë, zënkë në lokal, një i vdekur

vrasje-numratNjë 44-vjeçar humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, pas një zënke të ndodhur mbrëmjen e së hënës në një lokal në Kavajë.

Sipas të dhënave të para, të rinjtë goditën njëri-tjetrin me armë të ftohta për motive ende të paqarta.

Si rrjedhojë, 44-vjeçari Artur Kollçaku mbeti i vdekur në vendngjarje, ndërsa djali i xhaxhait, Elvis Kollçaku, është shoqëruar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë për jetën.

Dy personat e tjerë të përfshirë në këtë zënkë, ndonëse morën edhe ata goditje me thikë, raportohen në gjendje stabël në spital.

Me përjashtim të viktimës, personat e tjerë të përfshirë ishin të moshës 25-30 vjeç.

Për fat të keq, ngjarjet e kronikës së zezë kanë mbushur lajmet këtë të hënë, me një shtetas shqiptar që mbeti i vrarë dhe një tjetër që u plagos në një atentat në Itali.

Gjatë pasdites, për shkak të humbjes së kontrollit të një kamioni në rrugën e kombit, tre persona mbetën të vdekur dhe tre të tjerë u shoqëruan në spital në gjendje të rëndë.

Gjithashtu gjatë ditës, një i ri u vetvra, pasi në gjendje të dehur qëlloi mbi vëllanë, të cilin e plagosi.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close