KosovaLajmeMaqedonia

Këngëtarit kosovar Labinot Tahiri i ndalohet hyrja në Maqedoni (VENDIMI)

labiYllit të estradës shqiptare Labinot Tahiri i ndalohet hyrja në Maqedoni. 

Më poshtë e keni vendimin për ndalimin e hyrjes në vendin tonë të këngëtarit të njohur kosovar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19 e 46, në pikën kufitare “Bllace”.

Shkaqet e vërteta të ndalesës nuk bëhen të ditura, por mendohet se ajo pason deklaratat politike të këngëtarit lidhur me dënimin e të akuzuarve në procesin gjyqësor “Monstra”, bërë gjatë muajve të verës.

Zyrtarisht, në vendim thuhet se shkaku i ndalesës është mospërmbushja e kushteve për hyrje në Maqedoni, sipas Ligjit për Shtetasit e Huaj.

Më poshtë e gjeni reagimin e Labinot Tahirit:

Vëllezër e motra publiku im në Maqedoni! Unë asnjeherê nuk kam pasur ndalesê sa i përket ardhjes sime në Maqedoni! Sonte kam pasur një mbremje në Shkup, por u ndalova që të hyjë mbrenda kufirit, me vjen keq shumë! Unë këtë ndalesë e kam deri në korrik të 2015! 

Unë këtë ndalesë e kam për pjesmarrjen time që isha me datën 04.07.2014 në PROTESTË PER RASTIN MONSTRA! 

Ne atë kohë isha vetem perkrahës i vllezerve tanë në mënyrë paqësore, por tani e kam të ndaluar! 

Qofshim te bashkuar gjithmon ne shqiptarët!

Me mallë Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë! 

vendim

Tags
Show More

Related Articles

Close