LajmeMaqedonia

Strugë: Pjesëtari i MPB-së akuzohet për terrorizëm, bastiset shtëpia e tij

Njësitet speciale të policisë kanë bastisur në orët e para të mëngjesit shtëpinë e një efektivi të lartë policie në fshatin Koroshishtë të Strugës.

policiaArsyeja sipas efektivit dhe pronarit të shtëpisë që bastisur ka qenë për terrorizëm. Policia ka thyer me dhunë dyert, duke mbajtur nën terror pa lëvizur as fëmijët e tij. Nefi Shemshedini, për 20 vjet punon në Sektorin për Punë të Brendshme në Strugë, madje vite më parë ka qenë edhe shef i këtij sektori. Pavarësisht se ka qenë në detyrë, plani i bastisjes së shtëpisë, ka qenë mbajtur i fshehur nga kolegët e tij.

“Afër orës tre të mëngjesit, njësia për ndërhyrje të shpejtë e Shkupit, e armatosur deri në dhëmbë, të maskuar, afro 30 pjesëtarë, erdhën pa asnjë lloj baze e as të më tregojnë para kohe se çfarë ka ndodhur, kanë hyrë, kanë dëmtuar shtëpinë e vëllait, kanë thyer dyert në mënyrë shumë arrogante pa më treguar shkakun. Kur dal jashtë, shtëpia ishte e rrethuar nga pjesëtarë të MPB-së. I pyeta përse kanë ardhur nuk më treguan. Unë iu prezantova që jam koleg i tyre pjesëtar i MPB për 20 e ca vite. Sërish përgjigje nuk kisha nga ana e tyre. Atëherë më thanë cila është shtëpia jote, dhe iu tregova se kjo është e vëllait. E imja është kjo! Hynë në shtëpi, dy fëmijët i morën i mbështetën për muri, nuk iu dhanë mundësi të shpjegoheshin apo të arsyetohen përse, i luta që të lejojnë të vishen fëmijët se është tre e mëngjesit është ftohtë, sërish përgjigje nuk pata nga ata”, tha Nefi Shemshedini, Pronar i shtëpisë.

Pas aktit frikësues, Nefiu ka kërkuar ndihmë edhe nga zv.ministri i brendshëm Zemri Qamili i cili përmes telefonit i është përgjigjur se, rastin do të bisedohet të martën. Shemshedini shprehet gjithsesi, se drejtësinë do e kërkojë në të gjitha instancat e mundshme të drejtësisë.

“Unë kërkoj përgjigje nga eprorët e mi, nga krye-shefi, udhëheqësi, nga zv.ministri, zv.drejtori. Nga askush nuk kam përgjigje përse m’u bë kjo, dhe krejt thonë që nuk janë në dijeni. zv.ministrit i kërkova përgjigje, vetëm pranova mesazh përmes telefonit se për këtë do bisedojnë të martën me zëvendës drejtorin, rashë në kontakt edhe ai ma tha të njëjtën përgjigje, unë nuk e di a është vërtetë koha për të pritur aq ditë?…Në këtë rast po terrorizohet një epror i policisë, një koleg apo punëtor i tyre dhe si më tutje, ne do kërkojmë mbështetje nga vet qytetarët që nuk janë pjesëtarë dhe nuk i dinë rregullat”, u shpreh Nefi Shemshedini, Pronar i shtëpisë.

Ekipi i televizionit Alsat kërkoi të dhëna edhe nga ministria e Brendshme, por zëdhënësi i saj Ivo Kotevski tha se nuk kishte dijeni për ngjarjen, dhe detaje zyrtare mbi to, do të publikohen pas festës. Sipas aktvendimit për bastisjen e shtëpisë së familjes Shemshedini, Gjykata themelore e Strugës e akuzon Nefi Shemshedinin për terrorizëm, bazuar në neni 394 b, për veprën penale të përgatitjes, mbajtjes dhe trafikimit të armëve. Bashkim Sulejmani

Tags
Show More

Related Articles

Close