Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin: ?renda spitalit modular në Tetovë vdiq dhe shoqja ime, ba?hkë me të ëmën

Elita Ziberi, këngëtarja nga Tetova ka rrëfyer tmerrin që përjetuan qytetarët me djegien e spitalit modular, ku fatkeqësisht pati 14 viktima.

“Ishte një tmerr, ende dridhem kur e mendoj. Ka shumë persona të vdekur, ca thonë 20, ca thonë më shumë. Por në qytet vinte era e rëndë, gjithçka u shkrumbua. Nuk e mendoj se është reaguar shumë shpejt, njerëzit krejt janë djegur. Nuk mundet që ka pasur disa persona që kanë shpëtuar. Jam shokuar, nuk e di…”, tha Ziberi.

Ajo ka rrëfyer se një nga viktimat ishte shoqja e brezit të saj, 29 vjeç, që kishte qenë në spital për t’iu gjendur pranë nënës së prekur nga Covid.

Ajo shprehet se nuk ka pasur një reagim të shpejtë, pasi gjithçka është shkrumbuar. “Nuk mund të mbaj edhe orën e mësimit ashtu siç duhet jam duke u dridhur, nuk e di, shumë e vështirë. Një shoqe që kam pasur kishte vdekur me nënën e vet aty. Të kenë durim të githë tetovarët”, theksoi ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button