Shendetesi

Këshilla se si të humbim peshë

Humbja e peshës është proces i vështirë ndërsa humbja e peshës dhe mirëmbajtja e saj është dëshmuar të jetë shumë më e vështirë sesa rënia për disa kilogram për një kohë të caktuar.

Mënyra më e mirë për të filluar janë ndryshimet e vogla në stilin e jetës dhe angazhimi në aktivitete fizike të lehta, procese këto të cilat veçse vijnë dhe bëhen pjesë e përditshmërisë tonë si pasojë e rezultateve pozitive dhe rritjes së vlerësimit për vetveten.

frute

Më poshtë i gjeni disa këshilla të cilat janë lehtë të aplikueshme e të cilat kanë treguar rezultate pozitive për humbje të peshës:

Mëngjesi të jetë i pasur dhe kalorik

Studimet kanë treguar se mos ngrënia e mëngjesit është e ndërlidhur me konsum më të madh të kalorive gjatë ditës, logjikisht, nëse mëngjesi është i pasur, gjasat që të konsumohen kalori të tepërta gjatë ditës zvogëlohen për arsye se nuk ndjehemi të uritur gjatë tërë kohës. Një studim i vitit 2013 demonstrojë se femrat të cilat konsumuan mëngjes të pasur dhe kalorik kishin vlera më të ulëta të ghrelin-ës (hormon i ndërlidhur me urinë) kundrejt atyre që konsumuan mëngjes me shumë pak kalori.

Hani të pakten 30 gram fibra në ditë

Rrisni konsumin e fibrave gjatë ditës, kjo do të funksionojë po aq sa edhe ndjekja e një diete strikte. Një studim nga American Heart Association në të cilin u formuan dy grupe të hulumtimit, ku njëri grup duhej të ndjekte një dietë strikte në konsumin e kalorive ndërsa grupi tjetër të konsumontë 30 gram fibër në ditë gjeti se të dyja grupet rezultuan me humbje domethënëse të peshës dhe shëndet më të mirë të zemrës.

Shmangni të gjitha pijet pos ujit, çajit dhe kafes

Pijet e gazuara dhe lëngjet e përpunuara të frutave nuk janë asgjë tjetër veçse embëlsirë e lëngët. Për më tepër, këto lëngje nuk kanë asnjë veçori ushqyese dhe janë ndër kontribuesit kryesor të epidemisë së obezitetit. Lëngjet dietale poashtu nuk janë zgjidhja e problemit për arsye se mund të teprohet me konsum të tyre dhe kjo do të rezultojë më masë yndyrore më të madhe sidomos në pjesën e barkut.

Mbushni frigoriferin tuaj me perime

Zgjidhja ideale do të ishte nëse perimet t’i keni të freskëta mirëpo edhe ato të cilat ruhen në frigorifer do të bëjnë punë pothuajse njëjtë. Për më tepër, perimet nuk marrin shumë kohë për gatim dhe në shumicën e rasteve mund te konsumohen edhe të papërpunuara. Kjo do t’i zvogëlojë gjasat që të porosisni ushqim të shpejtë dhe me shumë kalori.

Show More

Related Articles

Back to top button