KosovaLajme

Kjo është gruaja e hekurt nga Presheva që i fut “burrat” n’burg për shpifje dhe dallavere!

Nëpërmjet një njoftimi, Partia për Veoprim Demokratik, ka publikuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Nishit, në të cilin, drejtori i portalit “Preševacom” dhe i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, është dënuar me tre muaj burgim, për publikim të paautorizuar të pamjeve të kryetares së PVD-së në Preshevë. Eshte fjala per zonjen e hekurt te ketyre trevave shqiptare , ish-kryetare e Komunes, e Kuvendit të Presheves Ardita Sinani, te cilen e krahasojne shpesh si Hillary Clinton e Kosovës Lindore.

Në njoftim e PVD-së me pas thuhet se: “Keqpërdorimi i fotografive nga kamerat e sigurisë të këtij institucioni nga ana e vetë drejtorit të institucionit dhe mandej publikimi i paautorizuar i fotografisë në ëeb portalin, pronar i të cilit është drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu, është sanksionuar me dënim me burg prej 3 muajve.”

“Fotografia ishte marrë nga kamerat e sigurisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, rast që paraqet një shkelje drastike të normave elementare etike dhe morale të vetë institucionit dhe drejtorit të tij” – citohet në njoftimin e PVD-së.

“Gjykata e shkallës së dytë, ka vërtetuar këto ditë aktgjykimin e Gjykatës themelore në Bujanoc, sipas të cilit, drejtori i Presheva.com Driton Salihu, dënohet me 3 muaj burg me kusht për shkak të “publikimit të paautorizuar të fotografisë, incizimit apo dokumentit të huaj” dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se ka kryer vepër penale nga neni 145 al 1 të Ligjit Penal” – thuhet në njoftimin e PVD-së.

Driton Salihu në Preshevë njihet më shumë si mbajtës i një portali se sa dentist që ka profesionin apo tash së fundit si drejtor i Shtëpisë së Shëndetit i cili erdhi në këtë post falë kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifit i cili konsiderohet një dorë e djathtë e tij dhe “burgi” nga Vranja e të nalt.

Drejtori i “Preševacom”, Driton Salihu, përfundimisht, për shkak të fushatës së tij shpifëse ndaj PVD-së dhe liderëve të saj, merr dënimin nga gjykata kompetente. Ai është dënuar me 3 muaj burg për shkak të publikimit të fotografisë së Ardita Sinanit dhe familjares së saj.

Fotografia ishte marrë nga kamerat e sigurisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, rast që paraqet një shkelje drastike të normave elementare etike dhe morale të vetë institucionit dhe drejtorit të tij.

Gjykata e shkallës së dytë, ka vërtetuar këto ditë aktgjykimin e Gjykatës themelore në Bujanoc, sipas të cilit, drejtori i Presheva.com Driton Salihu, dënohet me 3 muaj burg me kusht për shkak të “publikimit të paautorizuar të fotografisë, incizimit apo dokumentit të huaj” dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se ka kryer vepër penale nga neni 145 al 1 të Ligjit Penal.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close