VIP

Blero dhe Duffy nga miq shndërrohen në armiq

Blero dhe Duffy miq? Kjo mund të ketë ndodhur kohë e kohë më parë. Mësohet se Blero dhe Duffy nuk flasin më prej kohësh, madje i shmangen njëri-tjetrit sikur të kishin ndonjë sëmundje ngjitëse.
Veçse është për t’u admiruar heshtja e tyre mediatike. Asnjëri prej të dyve nuk flasin keq për njëri-tjetrin në media, por e bëjnë këtë gjë mes miqve të ngushtë. Kjo ftohje mes dy artistëve erdhi në një kohë kur fama e Duffyt po rritej.
Por ashtu siç dihet nga të gjithë Blero, ka qenë artisti i parë i cili e bëri të njohur këngëtaren. Duffy pati një rol fare të vogël në hitin e Bleros “living la vida loca”. Mirëpo suksesi i madh që pati kënga bëri që të njiheshin edhe vlerat e një këngëtareje si Duffy që deri në atë kohë ishte fare e panjohur.
Kjo duket se është edhe arsyeja e një hatërmbetjeje nga ana e Bleros e cila u thellua edhe mw tej nga reagimet indiferente të këngëtares. Sot, dy ish-miqtë sillen si të ishin dy të panjohur me njëri-tjetrin.
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button