LajmeMaqedonia

Komuna ndihmon Suadin për operacion

Kryetari i komunës së Gostivarit, prof.dr.Rufi Osmani dhe kryetari i këshillit dr.Fadil Zendeli vizituan familjen e Suad Niçeju, me ç’rast nënës së tij ia dorëzuan aktvendimin për ndarjen e ndihmës financiare në lartësi prej 500 eurosh.
“Urojmë që djali juaj sa më shpejtë të shërohet, të kalojë një fëmijëri si gjithë të tjerët, të mësojë e të punojë dhe një ditë të bëhet qytetar i nderuar i Gostivarit”, i tha kryetari Osmani nënës së Suadit, me rastin e dorëzimit të aktvendimit.

Familja Niçeju jeton në lokalitetin e quajtur “Rupa” në lagjen Fazaneria, ndërsa të hyrat e vetme të kësaj familjeje janë kompensimi prej 4000 denarësh që nëna e pranon për fëmijën e sëmurë.
Aorta e zemrës së Suadit kryen një funksion të zvogëluar, kështu që ka nevojë për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Për të paguar participimin për operacionin i cili duhet të kryhet në Bullgari, familja e Suadit duhet të sigurojë 2.300 euro. Me mjetet që ndau Komuna e Gostivarit, rriten gjasat që të grumbullohen mjetet e nevojshme dhe këtyre ditëve Suadi të dërgohet në Bullgari.

Suadi është një nga katër fëmijët minoren të nënës vetushqyese Sherife Niçeju.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close