KosovaLajme

Kosovë, ushtari i KFOR nën akuzë

Një ushtar i KFOR-it akuzohet për dhunim seksual.

Sipas një njoftimi të zyrës për shtyp të KFOR-it, ushtari në fjalë është kthyer në vendlindjen e tij që të përballet me akuzat për dhunim seksual, pasi disa gra kosovare e kanë akuzuar atë se i ka detyruar ato të kryerjë “marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre”.

KFOR njofton se ata kanë kryer një hetim të brendshëm për këtë çështje, ndërsa kundër tij do të iniciohet edhe procedura disiplinore.

Gjithmonë sipas kësaj komunikate, ushtari që akuzohet për dhunim seksual, tashmë është rrugës për në shtetin e tij, mirëpo identiteti dhe përkatësia kombëtare e tij nuk janë treguar.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close