KosovaLajme

Kujdes me paranë publike

Auditori Gjeneral, Lars Lage Olofsson bëri thirrje për më shumë kujdes në shpenzimin e parasë publike në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Olofson tha se paratë publike nuk janë të ministrave apo të atyre që drejtojnë institucione, ato janë të popullit dhe duhet pasur kujdes të veçantë në menaxhimin e tyre.

Ai në konferencën “Vënia para përgjegjësisë”, tha se ende duhet të krijohen mekanizma për llogaridhënie.

Ndërsa, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri tha se pas publikimit të raporteve të auditorit prokurorët, gjyqtarët të veprojnë në mënyrë që shkeljet e gjetura të mos mbeten vetëm në letër.

Sipas tij, çdo euro e shpenzuar duhet të arsyetohet dhe të jetë ekuivalente me punët e bëra.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close