DashuriaEdukata Seksuale

Kur janë të gatshme femrat për marëdhënie?

kur-janKa ditë kur femrat fare nuk janë të gatshme për seks, mirëpo ka edhe ditë kur ato thjesht nuk munden, e

Nga dita e parë deri te dita e shtatë e menstruacioneve femrat më së paku janë të gatshme për seks. Në ditët para menstruacioneve femrat nuk dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale, sepse kanë rënie të nivelit të hormonit të quajtur estrogjen. Nëse në këto ditë dëshironi seks, përdorni lubrifikante në mënyrë që vagjina të jetë më e lagësht.

Femrat janë më të gatshme për seks nga dita e tetë deri në katërmbëdhjetë pas menstruacioneve, transmeton Telegrafi. Atëherë janë më fertile, andaj do të duhej t’i kushtoni kujdes kontracepsionit. Edhe meshkujve femrat më joshëse u duken në këtë periudhë, sepse atëherë pikërisht femra ovuluon. Edhe pse ato për këtë gjë mbase fare nuk janë të vetëdijshme, mirëpo femrat kanë një farë fuqie që të joshin në këtë periudhë.

Dita 15 – 21 – afshi i madh seksual akoma zgjat, andaj këtë periudhë shfrytëzojeni sa më mirë që të jetë e mundshme.

Dita 21 – 28 – ngrihet niveli i progresteronit, ndërkaq është kjo shenjë që ju ofrohen menstruacionet e tjera dhe që dëshira juaj për seks ngadalë shuhet. Gjithashtu, në këtë periudhë do të ndiheni më pak seksi.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Close