VIP

Kutcher rikthehet me Punk’d

Aktori Ashton Kutcher do të rikthehet me shou-serinë e tij të famshme televizive “Punk’d”.

Në vitin 2012 Kutcher do të ri-sjellë sezonin e ri të programit argëtues televiziv të mbushur me skena qesharake nga yjet më të mëdha të skenës së shou-bizit, emision i cili fillimisht ishte lansuar nga viti 2003 deri në vitin 2005.

Shou “Punk’d” i vendosi në kurth disa prej yjeve më të mëdha, si Andy Roddick, Beyonce dhe Kanye West, dhe bëri Justin Timberlake të besojë se shteti amerikan po ia konfiskonte pasuritë për shkak të taksave të papaguara.

Që nga premiera e vitit 2003 në MTV, seria televizive ka nxitur versione të ndryshme ndërkombëtare në vende të ndryshme me format të ngjashëm.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close