Lajme

Kanceri ia merr jetën Miss Venezuelës

Ish-mbretëresha e bukurisë së Venezuelës, Eva Ekvall, ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin e gjirit.

Bukuroshja vuante nga kanceri në gji prej gati dy vitesh, pasi u diagnostikua me të në shkurt të vitit 2010. Ajo iu nënshtrua trajtimit përfshirë edhe kimioterapinë, e cila arriti ta mbajë në jetë vetëm deri tash.

Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit në shkurt 2010, dhe pas tetë muajve iu nënshtrua trajtimit, duke përfshirë edhe kimioterapinë.

Eva fillimisht kishte vërejtur një gjëndër në gjirin e saj, por kishte menduar se kjo është ndonjë ndryshim jo-serioz për shkak të shtatzënisë, në të cilën ajo ishe aso kohe.

“Unë isha shumë e zemëruar, sepse duhet ta kisha ditur. Halla ime kishte kancer në gji dy herë, dhe gjyshja ime vdiq nga kanceri i gjirit…”, ishte shprehur ish-Missi në kohën kur kishte zbuluar kancerin.

Me portretet e bëra nga fotografi Roberto Mata ajo shkroi librin “Fuera de Foco”, ku përshkroi luftën e saj me sëmundjen.

“Fotot ishin shumë tronditëse, sepse askush nuk më kishte parë ndonjëherë mua në këtë mënyrë. Askush nuk më kishte parë tullac, pa make-up”, tha Ekvall.

Ajo ishte e martuar me producentin Bermúdez Gjoni Fabio dhe kishte një vajzë dy-vjeçare, Miranda.

Të dielën, burri i saj ka postuar një fotografi duke mbajtur duart e gruas së tij me shkrimin “Gjithmonë së bashku … Të dua grua”. Njerëzit e afërt me bukuroshen kishin treguar edhe për qetësinë që ka shfaqur Eva Ekvall në ditët e fundit të jetës së saj.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close