VIP

Lidhje apo shpikje?

Një thashetheme apo një supozim, se Rita Ora është në lidhje me këngëtarin Bruno Mars, ka bërë që ky i fundit të sulmohet nga ish e dashura. Përderisa në Twitter Rita kishte dhënë disa deklarata interesante, megjithatë asgjë zyrtare nuk ka nga çifti.

Javën që lamë pas, këngëtarja nga Kosova, Rita Ora ishte bërë pjesë e shtypit rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një lidhje me këngëtarin e njohur Bruno Mars. Këngëtarja kishte bërë disa fotografi me Brunon, përderisa disa cicërima në “Twitter” kishin bërë që të shpërthejnë menjëherë thashethemet se ajo është në lidhje me këngëtarin amerikan.

“Ndonjëherë miqësia e vërtetë ngatërrohet me flirtimin, kështu që njerëzit mendojnë se po ndodh diçka. Apo jo Bruno Mars?”, kishte shkruar ajo në Twitter, edhe pse disa herë më parë këngëtarja kishte shkruar se “më mungon shumë zemra ime” dhe më pas “Nesër nuk do jem këtu, do udhëtoj”.

Pas kësaj, Bruno ishte parë në Gjermani përderisa mediet kishin shkruar se ai ishte ndarë nga e dashura e tij, ndërkaq Rita Ora kishte shkruar se është duke punuar për albumin e saj të ri.

Rita përndryshe është në labelin e producentit të njohur të muzikës së zezë Jay Z, kurse Bruno ka qenë në lidhje me amerikanen Chanel Malvar.

Pavarësisht se ishte spekuluar se ai qe ndarë nga e dashura e tij, ata prapë kishin komente të ndryshme në blogun e këngëtarit, ku të dy e lënin fajtor njëri-tjetrin për dështimin e lidhjes së tyre. Por, në një intervistë të fundit të Brunos dhe të Ritës, të dy kanë thënë se janë vetëm shokë dhe asgjë tjetër, por mediet vazhdojnë spekulimet e tyre.

Pas këtij debati, ish e dashura i kishte shkruar Brunos duke e sulmuar atë.

“Ti je një gënjeshtar”, kishte shkruar gruaja. “Shpesh i kam kërkuar të di a ka diçka në mes të tij dhe asaj gruaje. Por, ai me është përgjigjur se jo, edhe pse ajo është shumë e re dhe e vetmja gjë që i bashkon është puna”, ka thënë Chanel për mediet amerikane.

“Ndiej se ata kanë diçka me njëri-tjetrin sepse ende janë bashkë me Ritën. Gjëja më e keqe është se ata sapo janë takuar ka pasur një lidhje. Përveç kësaj, Bruno bashkë më të ka buzëqesh prapa shpinës time”, ka përfunduar Malvar.

Asgjë zyrtare

Pavarësisht deklaratave nga ish gruaja e Brunos, megjithatë asgjë nuk ka zyrtare nga çifti. Përpos një bashkëpunimi të tyre në punë, përgatitjeve të Ritës për album dhe një singli në labelin e Jay Z, as në profilin e saj në Facebook, Rita nuk ka shkruar se ajo është në lidhje me këngëtarin amerikan.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close