MuzikeTeknologji

LIVE: Apple prezanton iPhone 5! (Foto/Video)

Apple sot (e mërkurë) ka hapur dyert e Yerba Buena Center në San Francisko për të zbuluar modelin e ri dhe të shumëpritur të iPhone. Njerëzit kanë pritur me muaj për këtë moment, ndërsa Telegrafi do të mundohet t’ju sjellë direkt të gjitha risitë nga kjo ngjarje, e cila po mbahet në këto momente.

Përmbledhje për iPhone 5:

Rrjet LTE, processor A6, ekran të madh, dizajn më të hollë dhe më të ndritshëm, jetë më të gjatë të baterisë krahasuar me 4S. Deri në tetë orë kohë bisede në 3G, 8 orë shfletimi të internetit në LTE apo 3G, apo 10 orë në WiFi, dhe 225 orë në rastet kur telefoni është jo-aktiv.

Dizajni

iPhone 5 është modeli më i hollë që Apple ka prodhuar ndonjëherë. Është vetëm 7.6mm i hollë, apo 18 për qind më i hollë sesa modeli paraprak, iPhone 4S. I njëjti peshon vetëm 112 gram, apo 20 për qind më pak se 4S, në të cilin ekrani posedon ndërfaqen me 326 PPI Retina. Ekrani i iPhone 5 është 4 inç, me 1136 x 640 piksel, me kontrast 16:9.

Para-porositë e iPhone 5:

Apple zyrtarisht prezanton iPhone 5 dhe datat e lansimit janë këto: iPhone 5 do të jetë në dispozicion për para-porosi nga kjo e premte, 14 shtator, ndërsa në dyqanet e kompanisë dhe online do të jetë nga e premtja tjetër, 21 shtator 2012.

Shitja

Që nga 21 shtatori, iPhone do të jetë në dispozicion në SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Australi, Japoni, Hong Kong, SIngapor.

Emri:

Tashmë, është konfirmuar se emri i telefonit më të ri të Apple do të jetë iPhone 5.

Lojërat:

Në prezantimin e tipareve kryesore të iPhone 5 flitet për lojërat që mundësohen në telefon.

Tani, iPhone 5 ofron edhe Game Center, me më shumë se një lojtar. Me iPhone 5, ju mund ta sfidoni një mik tjetër në lojën e përbashkët që ju luani. Ose të luani me të tjerët në kohë reale, ndërsa kundërshtari juaj mundohet t’ju zë në garën e mëparshme.

Natyrisht se Apple mundëson interaktivitet të plotë me një makinë në lojë, lëvizje sipas pozitës së telefonit, si dhe ta efektoni kohën tuaj me lëvizjet që bëni në lojë.P.sh., loja Real Racing 3 ofron pista të vërteta, me vetura të vërteta, me njërëz të vërtetë, dhe lojë e cila mund të luhet kurdoherë – sa herë që ju dëshironi. Loja do të jetë në App Store më vonë gjatë vitit.

Rrjeti 

iPhone 5 mund të shkarkojë deri në 100 megabit për sekondë. Me një çip të vetëm, një radio, antenë dinamike, telefoni mund të kalojë lidhjet e antenës nga një rrjet në tjetrin, nëse është e nevojshme.

Programet/Softueret: Të rejat dhe të vjetrat

Të gjitha softueret e gjigantit teknologjik Apple, si: Keynote, Pages, Numbers, iLife, iMovie etj., po përmirësohen për të përfituar nga ekrani 4inçësh.

Sa për aplikacionet e prodhuesve tjerë, kompania ka shtuar se ato do të mund të ‘shndërrohen’ lehtësisht nga dizajnuesit e këtyre aplikacioneve për t’i përshtatur këto në ekranin e ri, të zmadhuar.

Apple ka deklaruar se ka punuar me disa dizajnues për t’i testuar aplikacionet e ndryshme si Open Table dhe aplikacionin e CNN.

Gjithashtu, zyrtarët kanë deklaruar se programet që nuk janë përshtatur ende për ekranin e ri, do të punojnë në madhësinë e tyre origjinale 3.5 inç, duke u kufizuar përreth nga një vijë e zezë.

Tiparet tjera shtesë

Kamera iSight ka senzor 8 megapiskel, rezolucion 3264×2448 dhe është 25 për qind më e vogël. Opsioni i ri “Dynamic low light” kombinon pikselët në errësirë, me qëllim të përmirësimit të performancës në ambientet me pak dritë.

Videoja kapet në 1080 piksel me mundësinë e detektimit të deri dhjetë fytyrave. Gjithashtu, posedon opsionin e fotografimit gjatë xhirimit të videos.

Kamera në pjesën ballore, FaceTime HD, posedon 720 piksel dhe punon në 3G më iOS 6.

Konektuesi i ri është 80 për qind më i vogël dhe mund të konektohet në dy anë. Emri i konektuesit të ri është “Lightning” dhe shitet edhe në dyqanet e kompanisë.

Navigimi në 3D tani mund të përshtatet me zërin e Siri, si udhërrëfyes.

Kufjet e reja – EarPods, vijnë me mundësi të reja. Me teknologjinë e re për ndaljen e zhurmës ato ndihmojnë që të zvogëlojnë zhurmën e jashtme, gjë që i bën ato shumë të përshtatshme për njerëzit që nguten me telefon në dorë, rrugëve plot zhurmë.

Mundësia tjetër që kufjet EarPods ofrojnë, është tipari i ri “wideband audio” që mundëson zë më natyral dhe më të pastër të bisedës në telefon.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button