Komesarja evropiane për punë të brendshme Sesilia Malstrom sërish ka paralajmëruar për mundësinë e kthimit të regjimit të vizave për shkak të azilantëve të rrejshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke marrë pjesë në forumin rajonal në Ohër, Malstrom paralajmëroi se kjo ;ështje do të shqyrtohet të (sot) mërkurën në Bruksel.
“Të mërkurën do të mbahet një takim në Bruksel me përfaqësuesit e vendeve të rajonit për të biseduar për të dhënat e fundit statistikore dhe të definojmë rekomandimet se si të zgjidhet kjo çështje. Nëse nuk ndërpritet rritja e numrit të azilantëve mund të aktivizohet edhe klauzola për kthimin e regjimit të vizave”, deklaroi komesarja Malstrom.
Ajo ka theksuar edhe vlerësimet e Brukselit për punën pozitive të autoriteve kosovare në drejtim të përmbushjes së kushteve për liberalizimin e regjimit të vizave janë pozitive. Komisarja evropiane për punë të brendshme Sesilia Malstrom në Ohër deklaroi se vlerësimet pozitive vijnë nga ekspertët e
“Jemi duke zhvilluar kontakte intensive me Kosovën për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar arritje pozitive në disa lëmi të caktuara. Mbetet të punohet edhe në pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike dhe ne jemi të gatshëm të fillojmë dialog për liberalizimin e vizave në muajt e ardhshëm”, shtoi Malstrom.