BotaKronika e ZezeLajme

Mali i Zi, nga rënia e autobusit 18 të vdekur (Video)

autobusiTë paktën 18 udhëtarë kanë vdekur, ndërsa mbi 30 të tjerë kanë marrë plagë të rënda kur një autobus me targa të huaja u rrokullis në greminë të thellë rreth 40 metra, në rrugën Podgoricë-Kollashin.

Në fillim policia malazeze tha se bëhet fjalë për autobus ukrainas, por më vonë u konstatua se bëhet fjalë për autobus rumun, njoftoi kabineti i ministrit të Brendshëm të Malit të Zi.

 

[wp-like-locker]

Sipas të dhënave të policisë në autobus gjendeshin 46 udhëtarë, kryesisht persona të moshuar.

Mediat në Mal të Zi, bëjnë të ditur se sipas informacioneve jozyrtare, autobusi sapo ka dalë nga tuneli, e ka goditur rrethojën e urës në anën e majtë dhe ka rënë në humnerë, raporton Ina.

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close