LajmeMaqedonia

Maqedoni, nga sot lirohet benzina e nafta

Që nga e shtuna për 4.5 denarë për litër lirohet benzina, ndërsa për 2.2 denarë nafta në pajtim me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për uljen e akcizës dhe kompensimin për rezervat e obligueshme të naftës, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë në seancën e sotme.

Çmimi i ri i benzinës pa plumb prej 95 oktanë do të jetë 76 denarë për një litër, benzina prej 98 oktanë do të shitet për 77.5, ndërsa nafta dizel DE-V për 68.8 denarë për litër.

Qeveria të mërkurën mori vendim për uljen e akcizave të naftës pa plumb për katër denarë për litër dhe naftës për dy denarë për litër. Njëkohësisht është ulur edhe kompensimi për rezervat e obligueshme të naftës për 0.5 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button