s Maqedonia në flakë! Në prag të luftës qytetare? (Foto + Video) | www.Zemra.Org

Maqedonia në flakë! Në prag të luftës qytetare? (Foto + Video)

  • Kanë vazhduar protestat kundër vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të liruar nga përndjekjet penale funksionarë shtetërorë dhe funksionarë nga opozita.

Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së Ministrisë së Drejtësisë, Parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.


Policia ka provuar të ndalojë protestuesit, por pa sukses, pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.

Protestat u organizuan nga 85 OJQ, të cilët bërtasin ”Pa drejtësi, s’ka qetësi”.

Sulmohet me shkop gome në kokë, gazetari Goran Naumovski

Ndryshe gazetari Goran Naumovski është lënduar sonte në protesta. Ai është sulmuar me shkop gome në kokë dhe me ndihmën e shpejtë është transportuar në spital.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.