LajmeMaqedoniaPolitika

Maqedonia me tre kantone

Spektrit politik shqiptar në Maqedoni, prej të dielës i është shtuar edhe partia Lidhja Shqiptare (LSH). Të dielën u mbajt Kuvendi Themelues i këtij subjekti, ku për kryetar është zgjedhur kreu i deridjeshëm i organizatës joqeveritare “Realiteti”, Valon Bela. Programi i kësaj partie të re është kantonizimi i Maqedonisë, edhe atë, siç ka njoftuar Bela, në tre kantone – një shqiptar, një maqedonas dhe një i përzier. “Qëllimi kryesor është transformimi i sistemit politik aktual drejt sistemit të kantonizimit. Me këtë model evropian, ne edhe më shumë do t’i kultivojmë vlerat tona, sepse deri më tani nuk janë kultivuar në asnjë mënyrë”, ka deklaruar Bela.

Kuvendin Themelues të LSH-së e ka nderuar kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova, ish-luftëtarë të UÇK-së së Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe të pranishëm të tjerë të ftuar. Në këtë ngjarje, kanë munguar përfaqësuesit tjerë të partive politike, ndonëse, siç bëhet e ditur, kanë qenë të ftuar për pjesëmarrje.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close