VIP

Martohen Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë martuar në një ceremoni intime vetëm me miq dhe familjarë në Jug të Italisë.

Aktori dhe këngëtari është martuar me bukuroshen Biel në një lokacion sekret në Jug të Italisë, që besohet se është pranë Napolit.

“Është mirë të jeni të martuar, ceremonia ishte e bukur dhe ishte shumë e veçantë të jemi të rrethuar nga familjarë dhe miqt tanë”, shkruan në një komunikatë lëshuar nga çifti.

Detaje tjera nuk janë zbuluar deri në këtë moment, por çifti që ka qenë në lidhje për pesë vjet kanë konfirmuar fejesën dhjetorin e kaluar, duke filluar festimet për martesën me familjarët qysh javë më parë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button