DashuriaEdukata Seksuale

Misteri i tërheqjes seksuale

Cilët janë elementet që ndikojnë në tërheqjen seksuale mes njerëzve? A mjafton vetëkontrolli për të shmangur një kontakt shpirtëror apo fizik? Janë pikër- isht hormonet ato që janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kemi pranë personat që dëshirojmë më tepër. Por, edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse, është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh.

Aroma

Është faktori kryesor që na ndihmon për të zgjedhur partnerin. Dihet që çdokënd e karakterizon aroma e trupit të tij. Një aromë e këndshme do të ishte shumë më efikase sesa një pamje e bukur. Një tjetër detaj është edhe parfumi. Për shembull, mjafton që të parfumosesh me disa pika rreth qafës nga era e veçantë dhe kësaj nuk mund t’i rezistojë asnjë mashkull.

Veshja

Gruaja e veshur me të kuqe, të mbushë me pasion. Me këtë ngjyrë, femrat shpesh fitojnë ftesa për takime, pasi meshkujt ndikohen shumë nga simbolizmi romantik i ngjyrave, instinktit primar dhe seksit në përgjithësi. Nëse do të bënit tuajën një veshje ku e kuqja të jetë protagoniste, atëherë suksesi është i garantuar.

Hormonet

Përderisa një femër tërhiqet nga një mashkull tip muskulor, nesër ajo mund të gjendet në krahët e një mashkulli të sjellshëm, të tipit

romantik. Kjo ndodh për shkak të hormoneve që shpesh i përcaktojnë dëshirat. Ashtu siç u përmend edhe më sipër, janë pikërisht hormonet që zgjojnë ndjesitë seksuale.

Stresi

Ndjenja e stresit është në një nivel të njëjtë ndikimi në trupin e njeriut, ashtu siç është tërheqja seksuale, por në drejtim të kundërt. Kur një mashkull është i stresuar, ai mundohet ta balancojë gjendjen e tij psikofizike, duke tentuar t’i afrohet një femre.

Epshi

Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidos) te mashkulli dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Si bëhet një femër apo mashkull epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Close
Close