Lajme

Ndërroi jetë gruaja më e moshuar në Maqedoni, Zaide Hasani

Sot në moshën 110 vjeçare ndërroi jetë lokja Zaide Hasani nga Haraçina. Historia e gjatë e  plakës në moshë, përmbante shumë rrëfime sa të gëzueshme po edhe aq edhe të hidhura.

Që nga lindja e saj në vitin 1901 e deri më sot, zemra dhe sytë e saj kishin përjetuar shumë luftëra, vrasjen e bashkëshortit me shumë të afërm të tjerë, por edhe shumë mundime derisa sa rriti 7 fëmijët e saj. Ndonëse kishte 110 vjet, lokja Zaide  nuk kishte shkuar asnjëherë në mjek. Ajo gjithmonë do të kujtohet si një grua e fortë që në jetë, i është dashur të bëjë edhe rolin dhe punën e babait. Ekipi i e televizionit Alsat për herë të fundit loken Zaide e vizitoi më 17 maj kur edhe shënoi ditëlindjen e saj të 110. Sjellim një pjesë nga biseda e zhvilluar atë ditë me të.
‘Sot i ke bo 110 vjet, a po të duken shumë a pak?
Nuk e di, kanë hy për këtë derë e kanë dalë për atë derë, nuk po më doket që i kam.
Kur po më thonë ashtu po më vjen habi, nuk i mora vesh.
Ç’ka more vesh për gjithë këto vjet?
Kurrgjë, diku mirë e diku keq, shtetet katër a pesë i përcolla.
A ma shumë mirë ke parë apo keq?
Keq e mirë, kur jeton çfarë nuk sheh,… diku mirë e diku keq. Me fëmijët njeriu kënaqet, me të tjerat jo. Fëmijët i kam pasur dhe me ata jam kënaqur”, u shpreh kohë më parë, tashmë e ndjera Zaide Hasani
Historia e gjyshes 110 vjeçare ishte shumë e gjatë. Për të rrëfyer jetën e saj nuk do të mjaftonin disa libra. Por e rëndësishme është se ajo pas vetës la shumë djem e vajza, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa që gjithmonë do ta kujtojnë loken Zaide. Varrimi i të ndjerës u bë sot ne varrezat e Haraçinës. Ngushëllime për familjen Hasani nga Haracina

 

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close