LajmeMaqedonia

Ne Maqedoni mbi 500 raste të dhunës në vit

Këtë vit në Maqedoni ka rreth 500 raste të paraqitura të dhunës familjare në Maqedoni. “Mbi 80 për qind e dhunës familjare kryhet ndaj femrave edhe atë në përqindje të madhe ndaj grave të cilat janë të papunësuara”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami, gjatë promovimit të fazës së dytë të fushatës mediale për luftë kundër dhunës familjare “Unë kam guxim dhe fuqi t’i them jo dhunës. Mundesh edhe ti”. Qëllimi i fushatës është mbështetja dhe inkurajimi i grave-viktima të dhunës familjare t’i thonë stop dhunës, por edhe promovim të mënyrave për përforcim të tyre ekonomik dhe pavarësim. Fushata implementohet në kuadër të programit të përbashkët të pesë agjencive të Kombeve të Bashkuara, UNDP-së, UNICEF-it, OBSH-së, UNFPA-së dhe UNIFEM-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë. Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska tha se dhuna familjare është problem që është prezent në të gjitha vendet dhe të gjitha kontinentet. “Sot jemi këtu që të flasim për këtë problem, të ngremë vetëdijen se ajo ekziston në shoqërinë tonë dhe t’i inkurajojmë të gjithë ata të cilët me të ballafaqohen ta denoncojnë dhe të luftojnë. Të gjithë ne jemi pjesë e sistemit, edhe për mbrojtje dhe për luftë kundër dhunës familjare”, tha Jankulloska. Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bahskuara Diadra Bojd informoi se në rastet e dhunës familjare viktima më të shpeshta janë gratë dhe fëmijët të cilët janë dëshmitarë të keqpërdorimit të nënave të tyre. Burrat, siç tha, gjithashtu mund të jenë viktima të dhunës, por më së shpeshti nga ndonjë burrë i panjohur ose mik, ndërsa gratë më së shpeshti janë viktimë të dhunës nga bashkëshortët e tyre ose partnerët. Vitin e kaluar fushata “Burri i vërtetë asnjëherë nuk godet femër” ishte e orientuar drejt vetëdijes tek burrat. Si pjesë e fazës së dytë të fushatës mediale për luftë kundër dhunës familjare u prezantuar video material në krijimin e të cilit kanë marrë pjesë 16 gra nga jeta publike në shtet.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close