LajmeMaqedoniaPolitika

“Nëse nuk ndërprehet dhuna do të ketë luftë të re, më e madhe, e jo si lufta e Ali Ahmetit” – VIDEO

protestaKa përfunduar protesta paqësore e organizuar nga Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) dhe disa organizatat studentore. Protestuesit për rreth 20 minuta rresht, qëndruar para qeverisë, duke brohoritur dhe duke kërkuar ndërpreje te dhunes dhe lirim te shqiptareve te burgosur pa faj. “Ne do të mundohemi ta ruajmë paqen. Mirëpo nëse nuk ndërprehet dhuna do të ketë edhe luftë. Kjo do të jetë luftë më e madhe, e jo si lufta e Ali Ahmetit”, deklaroi në fund të protestës, kryetari i IGFM-së, Idriz Sinani, njofton Gazeta Lajm – Maqedoni.

“Liria është dhënë nga Zoti, ndërsa kjo fillon që nga pragu i shtëpisë familjare. Askush s’ka të drejt dikujt tjetër t’ia marrë lirinë”, deklaroi kryetari i Komunës së Strugës Zijadin Sela, në protestën e sotme paqësore që u mbajt te sheshi “Skënderbeu” në Carshi të dhe para qeverisë. Në protestë morën pjesë disa qindra qytetarë, me qëllim që t’i japin mbështetje anëtarëve të familjes Zeqirir nga Radishani i Shkupit, anëtarët e së cilës muajt e fundit janë rrahur, ndërsa para ca ditësh shtëpia e tyre ishte cak i sulmeve me bomba.

Sela me këtë rast porositi se çdo qytetarë duhet të mbajë armë për t’u mbrojtur, sepse shteti tregoi se nuk i mbron.

Protestës kundër dhunës ndaj familjes Zeqiri nga Radishani iu bashkëngjit edhe djaloshi Blin Shabani, i cili para një viti ishte viktimë e dhunës së huliganëve maqedonas, të cilët të maskuar e terrorizuan Blinin, atëherë 13 vjeç, ku e detyronin që të puthte kryqin dhe më pas me thikë i lanë atij vraga në faqe dhe në ballë.

Edhe sulmuesit e Blinit akoma nuk janë zbuluar nga policia, transmetojnë mediat.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Close