VIP

Nocja me të dashur të ri!

Në fakt, ky lajm tashmë nuk do të përbënte ndonjë habi të madhe, pasi jemi mësuar që Noçen ta shohim shpesh me nga një të dashur të ri, por duket se ky këtë herë është më i veçanti nga të gjithë.

Bëhet fjalë për një majmun mjaft simpatik me të cilën Noçja është treguar shumë e afërt, ka bërë mjaft poza dhe madje nuk ka nguruar ti japë edhe një puthje në buzë.

Mesa duket edhe nga fotot, të dy duhet të jenë ndjerë mjaft mirë në “krahët” e njëri-tjetrit. Kemi mësuar se kjo “histori” e ka zanafillën në Turqi, ku Noçja kishte shkuar të kalonte pushimet.

Krahas relaksit dhe plazhit, ajo është argëtuar edhe me miqtë e saj të rinjë, në grupin e të cilëve nuk bën pjesë vetëm majmuni simpatik, por edhe disa papagajë shumë të bukur.

Mesa kuptohet nga fotot, Noçja ka një dashuri të madhe për kafshët, edhe pse kjo kuptohej që më parë, mjafton të shohësh tatuazhin në gjoksin e saj. Ajo çfarë tjetër na ka bërë përshtypje në këto foto është dhe modeli i ri i flokëve. Ka hequr dorë nga flokët e shkurtra dhe ka vendosur të rikthejë gërshetat. Një zgjedhje e mirë për stinën e verës.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button