VIP

Noizy organizon party me VIP-a për promovimin e albumit të ri

Këngëtari i muzikës rap, Noizy, u ka bërë një ftesë shumë speciale miqve të tij artistë dhe fansave të enjten në mbrëmje, ndërsa ka promovuar mixtape-n me titull “Living your dream” në “Muza Park” në Tiranë.

Në një atmosferë ekstazie me të ftuar VIP, Noizy ka pritur të gjithë miqtë e tij, ndërsa ka performuar “live” këngët më të bukura të karrierës së tij në natën e organizuar nga “Alba Trade Plus”.
Për disa orë, ai ka kënduar “live” në koncertin që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, ku përveç të rinjve të grupit të tij O.T.R, ishin të pranishëm dhe fansa të tij. Në mbrëmjen ku janë promovuar këngët e tij më të reja, ishin shumë nga mikeshat e tij artiste. Shumë nga mikeshat e tij artiste kishin udhëtuar nga Kosova për të qenë të pranishme në natën promovuese të Noizyt, mes të cilëve ishin këngëtarë si Stine, motrat Greta dhe Eni Koçi, Ronela Hajati, Beatriks Ramosaj, Adelina Berisha, Ledi Vokshi etj.

Noizy prezanton për herë të parë motrën në publik
Gjithashtu në këtë festë të tij ra në sy prania e një vajze shumë simpatike, që shfaqej për herë të parë në shoqërinë e Noizy-it. Por nuk bëhej fjalë për një mikeshë, por për motrën e tij. Për herë të parë, reperi u ka prezantuar miqve motrën e tij më të vogël, vajza shumë simpatike që shihni në foto. Ashtu si Noizy, edhe motra e tij është rritur në Londër, deri para pak viteve që familja e tij vendosi të kthehej në Shqipëri, ndërsa jetojnë në qytetin e Durrësit. Motra e tij ka pasur rastin të prezantohet me mikeshat këngëtare të tij edhe për të mos munguar në këtë natë suksesi të tij. Në një intervistë për “Panorama“, Noizy pohoi se viti 2011 mund të konsiderohet si viti i dueteve me këngëtaret seksi në muzikën e tij. Ndër bashkëpunimet e tij me femrat këngëtare, mund të përmendim ato me Rozi Radin, Eni Koçin, Çiljeta Xhilagën apo Kristinë Elezaj.

Genta Ismajli i dhuron lule Noizit


Një nga mikeshat e tij speciale ishte këngëtarja kosovare Genta Ismajli, e cila edhe pse ka mbërritur e fundit, u shfaq shumë energjike si gjithmonë, me një tufë lule dhuratë për Noizyn. Ishte e vetmja këngëtare që e gëzoi Noizyin me lule, për shkak të miqësisë speciale që kanë krijuar së fundi me njëri-tjetrin, pasi kanë pasur disa koncerte bashkë në Amerikë. Genta njihet për vajzë çapkëne dhe ka miqësi pothuaj me të gjithë këngëtarët e muzikës rap në Shqipëri dhe Kosovë. Kohët e fundit ajo udhëton shpesh drejt Shqipërisë, ku është e ftuar për koncerte. Këto ditë, ajo ndodhet në Tiranë, pasi është e ftuar të këndojë në një club këtë fundjavë, ndërsa ka shfrytëzuar këto ditë për të bërë pak plazh në Durrës.

Ronela bën shoqe Beatriksin

Duken tipa krejt të kundërt, por janë bërë shoqe të mira. Këngëtarja Ronela Hajati dhe Beatriks Ramosaj ishin në mbrëmjen e Noizyt në shoqërinë e njëra-tjetrës. Duket se dy këngëtaret kanë krijuar një miqësi të mirë, ndërkohë që së fundi janë fotografuar në shumë ambiente bashkë. Beatriksi, mbesa e Albërie Hadërgjonaj, është një nga këngëtaret e reja të fisit të këngëtares, që është cilësuar si mjaft e talentuar. Ajo është mikesha e re në shoqërinë e Ronelës dhe Enit, të cilat janë lidhur më shumë me njëra-tjetrën, pasi bashkë bëjnë një emision ku flitet për VIP-a e që transmetohet në radion GM.

Greta dhe Eni Koçi, dy motrat në stile krejt të ndryshme

Nuk kishin si të mungonin dy motrat këngëtare, Greta Dhe Eni Koçi në këtë promovim të Noizy-t, pasi ata janë tashmë miq shumë të mirë. Me Enin, Noizy ka realizuar tashmë një klip të tipit “dancehall”, një këngë që kërcehet shumë dhe me një fabul mjaft interesante. Është një duet që ka ngjitur me shijen e publikut, ndaj nuk është çudi nëse mund t’i shohim në ndonjë duet tjetër dy këngëtarët. Ndërkohë që në këtë koncert të Noizy-t, dy motrat janë shfaqur në stile krejt të ndryshme. Greta si gjithmonë më klasike dhe me një trup shumë në formë, ndërsa Eni në stilin ekstravagant pa e tejkaluar masën dhe me një stil flokësh shumë të veçantë. Eni bie në sy me shtatlartësinë e saj, edhe pse ende s’i ka bërë 15 vjeç.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button