VIP

Noizy “tradhton” Rozanën me Rezartën

Dihet tashmë që rruga e suk sesit të Noizyt në tregun muzikor u hap falë dy bashkëpunimeve të njëpasnjëshme me këngëtaren Rozana Radi.

Pas këngës “Fly”, me të cilën u vlerësuan edhe në disa kompeticione muzikore, dueti i suksesshëm në atë kohë solli edhe një tjetër këngë që u bë hit siç ishte “Mr Yesterday”. Këngë kjo që vulosi edhe suksesin e tyre.

Por koha kur Rozi dhe Noizy ishin miq të betuar ndaj njëri-tjetrit duket se është e largët tashmë. E jo vetëm kaq, por Noizy është bërë mik me armiken më të madhe të Rozanës, Rezarta Shkurta, me të cilën Rozi edhe humbi gjyqin për sherrin e shumëpërfolur mes tyre.

Së fundmi, Noizy dhe Rezarta kanë publikuar këte foto ku duken mjaft miqësor me njëri-tjetrin. Ne na bëri shumë përshtypje kjo miqësi e të dyve, që sigurisht nuk do të kalojë pa indinjatë edhe nga Radi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button