VIP

Soni Malaj do behet nene

Soni Malaj pret vajzë. Është ky lajmi i fundit që na vjen nga Spanja, atje ku dhe banon prej një viti këngëtarja shumë e suksesshme shqiptare, Soni Malaj.

Ndonëse ekoja ka qenë e parakohshme mjekët janë të sigurtë që gjinia e fëmijës së parë të Sonit është vajzë. Pas martesës pa shumë bujë me balerinin italian, Mirko, këngëtarja na befasoi të gjithëve me lajmin për shtatzëninë e saj. Soni është zyrtarisht bashkëshortja e Mirkos, si në dokumentacionin shqiptar ashtu edhe në atë spanjoll, ndërkohë që ceremoninë martesore e kanë lënë për një kohë të dytë. Çifti mezi po e pret ardhjen në jetë të kësaj fëmije. Soni gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë nën vëzhgimin e mjekëve, ndërkohë që Mirko është kujdesur për mbarëvajtjen e biznesit të tyre. Aktualisht çifti ndodhet në Sardenja ku po shijojnë pushimet e tyre. Kënga e re erdhi pikërisht atëherë kur askush s’e priste… “Nën lëkurën tënde”, është singëlli i ri i këngëtares së njohur që ka ardhur këtë herë mjaft mirë nën një klip të punuar E.S.P., studio e Erjon Zaloshnjës. Duke qenë se kjo këngë është bërë hit në radio, këngëtarja ka vendosur që singëlli i dytë i albumit “Unik”, i publikuar në klip të ishte pikërisht ky. Kënga është realizuar nga kompozitori, Flori Mumajesi, me tekst të Zhakut.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button