VIP

David Beckham shkakton rrëmujë, disa të lënduar (Video

David BeckhamIkona britanike, David Beckham, ka qenë shkaktar i një rrëmuje të madhe në Shanghai, ku kanë mbetur disa të lënduar.

Daily Telegraph raporton se Beckham ka qëndruar në Shanghai për të përcjellë një ndeshje të të rinjve të universitetit Tongji.

Por, kjo ka qenë e pamundur të bëhet, pasi që mijëra fansa u mblodhën përreth tij dhe në tentim për të qenë sa më pranë tij janë shtypur dhe kanë shkelur mbi njëri-tjetrin, me që rast janë lënduar disa persona.

Beckham ka shprehur keqardhje për incidentin, duke u dëshiruar shërim të shpejt të lënduarve.

“Më falni që nuk kam qenë në fushë për t’i parë ekipet. Isht ee pamundur që të kaloj nëpër këto masa të mëdha të njerëzve. Shpresoj që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, u shpreh Beckham në rrjetet sociale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button