LajmeMaqedoniaPolitika

Paralajmërohen protesta antiqeveritare në Maqedoni

Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale Goce Dellçev Todev tha se qytetarët e vendit duhet të kërkojnë nga pushteti aktual të rishqyrtojë të gjitha ndryshimet e ligjeve që janë miratuar gjatë periudhës qershor-korrik të këtij viti. Ai përmendi ligjin e ri për honorarët i cili është ligj që diskriminon punëtorët.

protesta

‘Të realizohet regjistrimi i popullsisë’, ‘revizion për projektin Shkupi 2014’ dhe ‘liri për mediat’, ishin vetëm disa nga brohoritjet në protestën e sotme të organizuar nga Lëvizja ‘UDAR’. Meri Nikollova nga kjo lëvizje thotë se politika e keqe e pushtetit aktual po detyron qytetarët e vendit, në veçanti të rinjtë të largohen nga vendi.

“Beteja nuk përfundon këtu, përmes këtyre 10 njerëzve i bëjnë thirrje gjithë popullit maqedonas, të gjithë të pakënaqurve që të mos frikësohen pasi nuk ekziston hapësirë për frikë. Frikë është momenti kur ju do të hapni frigoriferët tuaj nëpër shtëpi dhe aty mos të ketë ushqim për fëmijët tuaj d.m.th nëse na mësojnë të konsumojmë ushqim të shëndetshëm, neve na duhen edhe të ardhura më të mëdha pasi me 9 mijë denar, një familje katër anëtarësh nuk mund të mbijetojë”, tha Meri Nikollova, Lëvizja ‘UDAR’, transmeton Alsat-M.

“Unë jam prind i një djali që diplomoi këtu. Pa librezë partiakenuk kishte fat të punësohet dhe ai tani gjendet jashtë shtetit”.

“Kam ardhur këtu që të përkrah këtë grup të vogël të njerëzve dhe të them se ende ekziston një shans që ne të dalim nga ky terr ku kemi arritur. Unë jam prind i një fëmije, djali im është doktor shkence, por tani punon jashtë shtetit”.

Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale Goce Dellçev Todev tha se qytetarët e vendit duhet të kërkojnë nga pushteti aktual të rishqyrtojë të gjitha ndryshimet e ligjeve që janë miratuar gjatë periudhës qershor-korrik të këtij viti. Ai përmendi ligjin e ri për honorarët i cili është ligj që diskriminon punëtorët.

“Kërkojmë rishqyrtimin e ligjit të ri për honorarët pasi kështu qytetarët do të duhet të presin radhë për të blerë bileta një drejtim për të ikur nga shteti. Sot nga ky vend, së bashku me lëvizjen ‘Udar’ si Konfederatë e Organizatave Sindikale kërkojmë që popullit të nisë të kthjellet dhe të përcjell ligjet, përkatësisht ato ndryshime që u miratuan gjatë muajit qershor dhe korrik”, tha Goce Dellçev Todev “Konfederata e Organizatave Sindikale”.

Nga Konfederata e Organizatave Sindikale paralajmëruar se me 22 dhjetor do të organizohet protesta e paralajmëruar me qëllim kundërshtimin e ligjit të ri për honorarët.

Tags
Show More

Related Articles

Close