Pas 17-të vjet pritje, ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi, regjistron emrat e bineqve Adem dhe Hamzë Jashari

0 70

Me aktvendim të sjellë nga ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi, për herë të parë regjistrohen në librin amë të të lindurve Adem dhe Hamzë Jashari.

valdet

Bineqët e lindur në vitin 1999, Adem dhe Hamzë Jashari deri më tani nuk evidentoheshin në regjistrin e librit amë të të lindurve.

Pas ankesës deri te ministri i drejtësisë, ministri i drejtësisë miratoi ankesën duke urdhëruar Drejtorinë për administrim me librat amë që të bëjë regjistrimin e këtyre personave.

Përndryshe, aktvendimi për regjistrim të Adem dhe Hamzë Jasharit, është vendimi i parë që ka nënshkruar ministri i ri Valdet Xhaferi.

hamza

Leave A Reply

Your email address will not be published.