VIP

Për Anxhela Martinin nuk ka dimër!

Jeta e supermodeleve gjithmonë është nëpër pasarela dhe studio të fotografëve. Për disa që punojnë gjithmonë, nuk ka dimër dhe nuk bën ftohtë. Këtë rast dhe fat e ka edhe supermodelja e njohur shqiptare Angela Martini, e cila çdo muaj e suprizon opinionin e gjerë me të rejat që sjell nga karriera e saj.

Sensuale dhe seksi, nganjëherë edhe shokuese, Angela nuk ndalet… Këtë radhë e sjellim po ashtu të zhveshur, kur tek ne po bën shumë ftohtë, pasi ajo përgatitet të realizojë një tjetër fotosesion, ku do të shfaqet e zhveshur, ndryshe nga fotosesioni i fundit në të cilin u shfaq në bikini, teksa reklamonte linjën e saj të re ‘’Martini bikini’’.

Linjat e Angelës janë mahnitëse, gjë që u bën konkurrencë të gjitha modeleve të njohura në mbarë botën, ndërsa gjatë vitit të kaluar ishte zgjedhur personazhi më i komentuar i vitit dhe më i kërkuar në internet falë skandaleve, të cilat ka ditur t’i mirëmenaxhojë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close