KosovaKronika e ZezeLajmeShqiperia

Aksident në Rrugën e Kombit, vdesin tre kosovarë

aksidentNjë aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Kukës-Morinë, shumë pranë pikës kufitare. Për pasojë, tre persona gjetën vdekjen, ku njëri prej tyre vdiq rrugës për në spital.

Mësohet se një automjet me targa të Kosovës doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore të saj.

Burime nga policia thanë se dy prej tre personave që udhëtonin me mjetin gjetën vdekjen në vend, transmeton shekulli.

Ndërsa një person i tretë, fillimisht u plagos rëndë, ndërsa më pas humbi jetën rrugës për në spitalin e Prizrenit.

Viktimat janë, Ardita Bytyçi, 22 vjeç, Bujar Sinani, 35 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica, të tre nga Kosova.

Policia tha se shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe pamja e kufizuar për shkak të mjegullës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button