Kronika e ZezeLajme

Plagosen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë plagosur mbrëmjen e së dielës në Ravena të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Romea” në afërsi të një picerie.

Dy shqiptarët 26 dhe 35-vjeç, janë qëlluar me pistoletë në këmbë në rrethana ende të panjohura. Mësohet se ata kanë qenë një piceri gjatë mbrëmjes dhe kanë dalë jashtë së bashku me një person tjetër. Pas disa minutash debate, personi i tretë ka nxjerrë pistoletën dhe i ka qëlluar të dy

Policia italiane nuk ka bërë të ditur emrat e të plagosurve, ndërkohë që i ka shoqëruar ata në spital, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e policisë janë për një sherr që mund të ketë pasur motive ekonomike. Ndërkohë që po hetohet dhe për prishje pazaresh. Dy shqiptarët kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close