VIP

Policia gjermane kërkon Ardian Bujupin

Ardian BujupiPolicia gjermane është vënë në kërkim të këngëtarit shqiptar, Ardian Bujupit, me dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

Gazeta më e madhe gjermane, Bild, raporton se në mbrëmjen e të shtunës në ora 3:30, Ardiani ishte përfshirë në një fjalosje me një student 19 vjeçar.

Pas fjalosjes, e përditshmja gjermane shkruan se Ardiani ka humbur kontrollin dhe se e ka goditur disa herë djaloshin Philip N, i cili ka pësuar dhe lëndime të rënda trupore.

Policia ishte lajmëruar dhe kur ka arritur në vendin e ngjarjes nuk e ka gjetur Ardianin, i cili ishte larguar.

Mediat gjermane raportojnë se nëse dyshimet mbi Ardianin dalin të vërteta dhe nëse ai shpallet fajtor, atëherë mund të dënohet nga gjashtë muaj deri 10 vjet burg.

ardian bujupi philip n

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close