LajmeMaqedonia

Pranga për ish-ministrin e Punëve të Brendshme

Sipas informacioneve të para lideri i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, ish ministri Lube Boshkovski është arrestuar për shantazh në restorantin në Shkup “Vodenica”. Ministria e Brendshme e konfirmoi burgosjen e Boshkovskit. Sipas informacioneve të para, fonde “të zeza” prej 100 mijë euro për financimin e fushatës së tij dhe një pistoletë janë gjetur në makinën e tij.
Lube Boshkovski është dërguar në stacionin policor në Autokomandë. Policia një kohë të gjatë e ka ndjekur Boshkovskin, por nuk ka dashur ta burgos para zgjedhjeve, që të mos interpretohet si presion parazgjedhor. Kjo ka qenë hera e pestë që Boshkovski ka marrë para me shantazh nga një person, i cili e ka paraqitur në polici. Të gjitha paratë kanë qenë me shenjë, ndërsa në takimin e realizuar në restorant ka marrë pjesë edhe një pjesëtar operativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili e ka xhiruar tërë bisedën. Ministria e Brendshme konfirmoi se disponon me dëshmi të forta, me xhirim audio dhe video gjatë momentit të shantazhit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button