ArsimiLajme

Profesorët e Tetovës përpilojnë gjeografi paralele

Profesorët shqiptar të gjeografisë pran gjimnazit të Tetovës vazhdojnë që ta bojkotojnë librin e gjeografisë për vitin e dytë, pasi që ankohen për të pavërtetat shkencore që shkruhen në tekstet e gjeografisë.

Azbi Ademi, profesori i gjeografisë në gjimnazin e Tetovës, tha se ky tekst është bojkotuar më 2004 në mbledhjen e profesorëve shqiptarë të lëndës së gjeografisë. “Kur e pamë këtë libër vendosëm që mos të përkthehet në gjuhën shqipe pa u bërë njëherë korrigjimi rrënjësor i njësive mësimore sidomos te pjesa me kufijtë shtetërorë, toponimet që janë përdorur në gjuhën sllave si dhe strukturën etnike të popullsisë në Maqedoni, po ky tekst prapë se prapë u botua dhe tani përveç gabimeve të njësive mësimore tani ai ka edhe gabime gjuhësore”, tha Ademi.

Ai shtoi se këtë vit nuk kanë dërguar as ankesë dhe as kërkesë për ndryshimin apo përmirësimin e këtij libri. “Këtë vit nuk kemi dërguar as ankesë e as kërkesë pasi që askush nuk na merr parasysh. Kemi përpiluar vetë materiale dhe me atë mësojmë ne në këtë gjimnaz”, theksoi Ademi. “Ky libër është ashtu siç thonë shkrimtarët e tij të cilët janë maqedonas dhe nuk ka asnjë shqiptar në mesin e tyre dhe e kanë shkruar ashtu siç ju ka marr mendja atyre.

Është skandaloze pjesa në të cilën thuhet se shqiptarët kanë emigruar në Maqedoni para 230 viteve dhe se shqiptarët janë krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve, kjo është diçka joshkencore dhe fyese për popullin shqiptar por pasi që nuk kemi material tjetër duhet ligjëruar nga ky libër”, tha Ademi. Autorë të këtij teksti shkollor janë Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla V. Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski. Është botuar nga shtëpia botuese “Prosvetno dello”. Shqiptarët kanë emigruar në Maqedoni para 230 viteve dhe se shqiptarët janë krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve.

Kështu shkruan në librin e gjeografisë së vitit të dytë gjimnaz në faqen 104. Kontroverse nuk është vetëm enciklopedia maqedonase, por edhe tekstet shkollore me të cilat shërbehen nxënësit e shkollave të mesme.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close