Protestat masive në Shkup, VIDEO nga droni

62

Mbi 20 mijë shqiptarë, maqedonas, turq e të tjerë të bashkuar në protesta sot kërkuan largimin e Qeverisë diktatoriale në krye me Nikolla Gruevskin.

17:00 – Fjalimi i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev

“Po dërgojë një porosi të qartë nga të gjithë ne këtu, maqedonas, shqiptar, turq, romë, organizata, parti, Gruevski ti vet po e sheh që mbaroi koha juaj, Ikni. Asgjë më nuk mund të bëjë Nikolla Gruevski, përveç se të largohet nga kjo ndërtesë në të cilën i ka orët e njehura. Hajde ta zgjojmë nga gjumi këtë njeri që ti ndihmojë Maqedonisë dhe të largohet sa më parë. Ai duhet të largohet, patjetër e ka të largohet , zgjidhje tjetër nuk ka, për tu kthyer demokracia që ai e shkeli, për ta ngritur në këmbë Maqedoninë e cila ka rënë në dy gjunjë. Ky 17 Maji do të shkruhet në historinë e Republikës së Maqedonisë. Kërkoj dorëheqjen edhe të Prokurorit Marko Zvrlevski, dorëheqje edhe të drejtuesve të RTVM-së, dhe formimi I një qeverie kalimtare për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike, pastrim i Listës zgjedhore. Kemi ardhur dhe nuk do të shkojmë derisa nuk e kthejmë paqen, drejtësinë dhe lirinë e qytetarëve. Kërkoj nga BE që të ndërhy në mënyrë direkte dhe jo si vëzhgues në zgjidhjen e kësaj krize. Ne premtojmë se kjo asnjëherë nuk do ti ndodhë Maqedonisë, un garantoj që Maqedonia do të bëhet shtet i përbashkët për të gjithë qytetarët që kanë lindur dhe jetojnë këtu pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike, Maqedonia do të jetë një shtet, një shoqëri e gjithë qytetarëve. Do të forcojmë multikulturën, kaloi koha e heronjve, do të ndërtojmë shoqëri multietnike”, deklaroi Lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

1

Zaev premtoi ndryshime ekonomike, ndryshime në arsim shëndetësi, heqjen e testimit ekstern, heqjen e maturës shtetërore, heqjen e matematikës për të gjithë nxënësit, gjykata të lira jo partiake.

Ndotësit e Ajrit do të duhet të respektojnë ligjin ose për ndryshe do ti mbyllim, deklaroi Zaev.

“Paratë që janë vjedhur do të duhet ti kthehen popullit dhe shtetit. Ne nuk do të heqim nga puna administratorë, së bashku të gjithë do ta ndërtojmë të ardhmen e shtetit tone, Republikës së Maqedonisë. Paratë që janë vjedhur do të duhet ti kthehen popullit dhe shtetit. Ne nuk do të heqim nga puna administratorë, së bashku të gjithë do ta ndërtojmë të ardhmen e shtetit tone, Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

16:40 “Ne me shokët, nuk jemi këtu për t’ju mësuar por jemi këtu për ta dëgjuar zërin tuaj, mesazhi juaj është e qartë, ju dëshironi paqe, këtu shoh njerëz nga etni të ndryshme që janë së bashku këtu, e shoh shumë qartë se ju doni demokracinë. Zëri juaj po dëgjohet edhe në Bashkimin Evropian. Ju jeni për ne të rëndësishëm, jeni të bashkuar dhe këtë askush nuk mund ta injorojë, as qeveria, as BE e as ndonjë parti politike. E përgëzoj liderin e LSDM-së Zoran Zaev i cili pati guximin që ta nxjerr të vërtetën në shesh. Ne dëshirojmë që ta shohim Maqedoninë në Evropë”, deklaroi Kryetari i Socialdemokratëve Sergej Stanishev.

16:35 “Më lejoji të shpreh ngushëllimet familjes që pësuan nga politikat qeveritare. Un jam këtu vet un me shokë të mi nga Bugaria, Suedia, Hamburgu dhe Britania e Madhe. Kam ardhur nga Brukseli në Shkup për ti treguar Maqedonisë se si të përballojë krizën që gjendet, por vetëm ju mund të zgjidhni të ardhmen tuaj. Ju përgëzoj për sinjalin që jepni, se qytetarët e Maqedonisë dëshironi të jetoni në një shtet demokratik me sundim të drejtë të ligjit ”, deklaroi deputeti Knut Flenkenshtajn.

16:30 “Ne nuk jemi në një krizë politike, ne jemi në një krizë shoqërore. Ne e kemi prekur fundin. Un nuk kërkoj asgjë më nga kjo qeveri, pasi që prej një kohe të gjatë nuk e konsideroj se qeveri legjitime, kërkoj nga qeveria e re në të ardhmen , që ta heq menjëherë ligjin për honorarët”, deklaroi Marija Xhons nga Lidhja e OJQ-ve kundër ligjit për honorarët.

16:00 “Ne premtuam dhe erdhëm këtu. Erdhëm edhe përkundër të gjitha pengesave, kërcënimeve, dhe të gjitha marifeteve të tjera, nga bllokimi i ashensorëve, bllokimi i rrugëve me autobus… Erdhëm të lodhur nga frika dhe nga dëshira e madhe për liri. Erdhëm që ta fitojmë lirin ose ta lirojmë lirinë”, deklaroi kryetari i Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni, Vlladimir Millçin

15:50 “Ne tani do ti vendosim themelet e Republikës së Maqedonisë, të gjithë së bashku do të sjellim demokratin, Gruevski nëse më dëgjon a e di se ki dëshirë të dëgjosh, të gjitha ndërtesa i rregullove me fasadë baroku, por e harrove Maqedoninë. Ka vetëm një opsion ose kjo Qeveri ose Republika e Maqedonisë. Faleminderit Nikolla, faleminderit që na bashkove dhe ne kërkojmë përgjegjësi”, deklaroi Nikolla Dimitrov.

15:40 “Mjaft ishte heshtje, mjaft ishte frikë, ne dimë ta vlerësojmë lirinë, ne dimë të jetojmë të lirë, mund të na shkel por liria është e jona, ajo është e jona dhe askush s’mund të na ndalë”, deklaroi Ish kryetarja e Komitetit të Helsinkut, Mirjana Najçevska.

15:30 “Është shumë e dhimbshme që Tamara e vogël, nuk është këtu me ne por ka fajtor për vdekjen e saj e ai është Nikolla Todorov, dorëheqje për ministrin Todorov. Ka edhe një Nikolla që është fajtorë, Nikolla Popovski, i cili dëshiron të na largoj nga eurointegrimet. Dorëheqje edhe për ty Nikolla Popovski.  Ne nuk jemi të kënaqur vetëm me tre dorëheqje, Gordes, Naçallnikut, dhe Alo Mile mu kujtua. Është koha që të shkoni të gjithë. Jemi bërë bashkë, indianët, shqiptarët dhe të gjithë për të thënë Ik Nikolla. Të gjithë ju nga kjo ndërtesë do të largoheni, sepse ky popull meriton liri” , deklaroi gazetari Ognen Janevski

15:20 Në protestë është shfaqur edhe këngëtari Beni Shaqiri i cili ka kënduar në gjuhën maqedonase dhe shqipe

15:10 “Erdhi koha e lirisë, drejtësisë dhe bashkësisë. Shkuan paratë në stiropol, barok, a nënat nuk kanë bukë për të ngrënë. 9 vite na gënjejnë, na shkelin çdo dit, deri më sot Tamara, Nikolla, Martin, por edhe sa të tjerë do të zbulojmë pasi të shkojnë këto njerëz. Morën në qafë shumë polic me skenarët e tyre, shumë fëmijë sot janë të traumatizuar, shumë shtëpi të djegura, edhe sa do të durojmë. ”, deklaroi Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL.

15:00 “Studentët nuk janë sot këtu për të mbështetur një parti politike por duam një shtet demokratik dhe ardhmëri!”, shprehen nga Plenumi studentor.

“Ne nuk jemi përkrahës të asnjë partie, ne nuk jemi përkrahës as të qeverisë as të opozitës, ne duam demokraci, liri, të nderuar politikan ju na ndalët të drejtën për liri, për tu shprehur, prandaj jemi këtu që t’ju tregojmë se mjaft ishte”, deklarojnë nga plenumi studentor.

“Ne gjeneratat e reja erdhëm këtu që t’ju tregojmë më të moshuarve se çka është demokracia. Kam 22 vjet dhe gjenerata ime është copëtuar nga tranzicioni pa fund. Jam i bindur se gjenerata ime do të mbijetojë si multietnike dhe do del mbi gjitha paragjykimet”, shtuan nga Plenumi.

14:30 – Në Protestë ka mbërritur edhe lideri i LSDM Zoran Zaev.

14:00 Para Qeverisë ku janë grumbulluar qytetarët, nuk ka rrjet të internetit ai është bllokuar dhe nuk dihen arsyet.

13:00 Në afërsi të qeverisë, në udhëkryqin e bulevardit Ilinden dhe Klimenti I Ohrit, është vendosur bina e protestës së sotme, ndërsa është siguruar edhe sasi e mjaftueshme e ujit të pijshëm..

Rreth qeverisë nga të gjitha anët ka numër të shtuar të policisë.

Nëpër qytet ka lëvizje të madhe të qytetarëve.

Kolona me autobus, furgona vetura janë nisur për në Shkup, edhe pse ato ndalohen vazhdimisht nga policia.

10:00 Sot në Shkup me fillim në ora 14 do të mbahet protesta gjithpopullore në Maqedoni e organizuar nga Partia opozitare në pushtet LSDM me përkrahjen e disa partive të vogla dhe shumë Organizatave dhe Lëvizjeve qytetare.

Në Protestë praninë e tyre përveç numrit të madh të qytetarëve e kanë konfirmuar edhe diplomat të huaj, deputet evropian etj.

Protesta, siç deklaroi Lideri i Opozitës Zoran Zaev do të zgjasë derisa të japë dorëheqje kryeministri Nikolla Gruevski, pas aferës së përgjimeve ku shihen krimet ekonomike, politike që janë bërë nga disa persona në Qeverinë e Maqedonisë.

Zaev por edhe Ambasadorët e huaj, OJQ dhe individ kanë bërë thirrje që protesta të mbahet e qetë dhe demokratike, të mos biem pre e provokimeve dhe të qëndrojmë deri në fund para qeverisë dhe të mos dorëzohemi, deri ën dorëheqjen e Gruevskit.

Zaev kërkon formimin e një Qeverie kalimtare e cila do ët hapë rrugë për zgjedhje të qeta dhe demokratike në vend.

Gazetari i Portalb do të qëndrojë në teren që nga fillimi i protestave dhe në vazhdim do të sjellim foto dhe informacione për ecurinë e protestave.

Comments are closed.