LajmeShqiperia

Reportazhi i The Independent: Shqipëria, Kolumbia e Europës

Shqipëria, Kolumbia e Europës

Kultivimi dhe trafikimi i drogës nga Shqipëria në vende të ndryshe të Europës ka qenë një nga temat hulumtuese të mediave britanike.

Prestigjiozja The Independent në një artikull të shkruar nga gazetari Borzou Daragahi, shkruan se Shqipëria është kthyer në “Kolumbinë e Europës”, duke bërë një pasqyrim jo vetëm të kultivimit të kanabisit, por edhe trafikut të drogave të forta.

“Gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe kokainë dhe heroinë. Grupet e trafikantëve shqiptarë vlerësohen si të parët në botë për trafik kokaine, heroine dhe kanabis. Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë”, transmeton tch.

Sipas “The Independent”, në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të sasisë që trafikohet, një diplomat perëndimor thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet.

“Është Kolumbia e Europës. Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Është një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”. Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button