VIP

Revoltohet Flori – Bëj këngë “Made in Albania”

Nuk ka kaluar pa u vënë re nga kompozitori Flori Mumajesi shkrimi në mediet rozë se “ai tradhtuaka shqiptarët duke bashkëpunuar me serbët”. Vetë këngëtari ka gjetur si formë reagimi një status në Facebook, përmes së cilit deklaronte “Made in Albania”, që do të thotë se çdo gjë që realizon është nga Shqipëria, transmeton gazeta Standard.

Në fakt, këngëtari ka bashkëpunuar në albumin e radhës së këngëtares serbe Dunja Iliq, me këngën “Nuk më mbërrin pendimi” (Ne stize me kajanje). Vetë Dunja është shprehur shumë e kënaqur me këtë bashkëpunim, por disa media kosovare nuk kanë vonuar ta cilësojnë si “tradhti” nga ana e Flori Mumajesit këtë projekt muzikor. Se ç’lidhje ka tradhtia në këtë mes, këtë nuk di ta thotë kush, aq më tepër që muzika dhe arti janë urat lidhëse mes kombeve.

Mediet kosovare kanë përdorur si pretekst një pseudo-argument: burimet gjoja të mirinformuara kanë bërë me dije se Flori nuk ka pranuar në studion e tij këngëtarë të rinj shqiptarë e kosovarë, edhe pse ata kanë pranuar të paguajnë shuma të konsiderueshme parash; ndërkohë që për këngëtarët bullgarë dhe serbë, ai punon me një çmim tejet të ulët ose thuajse pa pagesë.

Për më tepër, me patriotizëm të flaktë, mediet kosovare kanë komentuar se Dunja njihet si mike e afërt e këngëtares tjetër serbe, Svetlana Razhnatoviq (Ceca), bashkëshorti i së cilës ka qenë në krye të paramilitarëve serbë, që kanë kryer masakra gjatë Luftës së Kosovës. Natyrisht, nuk besojmë që kjo të jetë e vërtetë, sepse puna është punë, vështirë të bësh kompromise për pagesën!

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close