VIP

Rezarta Shkurta fluturon me parashutë

VIP-at tanë shqiptarë nuk i kalojnë pushimet e tyre vetëm nëpër plazhe apo kroçiera.

Ata dijnë të argëtohen mirë, edhe me aventura të tjera. Rezarta Shkurta përpara disa ditësh ka qënë në një ekspeditë rrënqethëse dhe shumë të bukur në bregdetin jugor.

Ajo ka qënë me ekipin e Aeronautikës Shqiptare dhe ka fluturar me parashutë. Këtë eksperiencë ajo e ka përshkruar si më të bukurën dhe me më adrenalinë të gjithë jetës së saj.

“Ishte një ëndërr të ecje mbi retë e Shqipërisë!” është shprehur ajo.

Ekspedita ishte organizuar nga Alket Islami, të cilin ajo e ka falenderuar shumë duke postuar dje në profilin e saj në FaceBook:  “Faleminderit Alket Islami!”

Dhe kuptohet që nuk kanë se si të mungojnë edhe fotografitë e këtij eventi, të cilat vetë Rezarta i ka pasion!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button