VIP

Ronaldo, tani edhe aktor

Futbollisti legjendar brazilian, i cili tre herë është shpallur futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo, pas karrierës futbollistike, së shpejti do të gjendet në filmin “Open Road”.
Ronaldo në këtë film do të aktrojë me Andy Garcian dhe Juliette Lewis, të cilët janë nominuar për Oskar, ndërsa Ronaldo do të ketë rol negativ.
Producenti i filmit, Marcio Garcia, përmes profilit të tij në Twitter ka konfirmuar këtë lajm.
“Ky është i dashuri im, Fenomeni (Ronaldo) do të debutojë në Hollivud. Produksioni i filmit, xhirimi i të cilit fillon në Los Angeles në qershor, ka marrë përsipër Uri Singerin”, ka shkruar Garcia.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button